Kuriozitete

Përmirësohet qarkullimi dhe siguria, përfundon investimi në rrugën “Selim Çoba”

Rruga “Selim Çoba” në zonën e ish-Zooteknikës tashmë paraqitet me një pamje tërësisht të  transformuar. Pas përfundimit të punimeve kryesore për rikonstruksionin e plotë të saj, banorët e kësaj zone përfitojnë një infrastrukturë të përmirësuar dhe kushte më të mira lëvizjeje. Ndërhyrja ka përfshirë ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, sistemimin e sipërfaqes së rrugës, asfaltimin, ndërtimin e trotuareve dhe vendosjen e ndriçimit publik.

Banorët e zonës shprehen të kënaqur për përfundimin e punimeve, duke falënderuar për realizimin e këtij investimi.

Kjo ndërhyrje ishte e shumëpritur, pasi aksi prej vitesh paraqiste problematika në infrastrukturë, duke vështirësuar lëvizjen e përditshme.

“Se si ka qenë, kjo është lule. Si punim, s’ka gojë kush me fol. Ujërat e bardha, të zeza, ndriçimi. Faleminderit. Cilësia e punës, për mendim tonë është bërë mire”, tha një prej banorëve.

“Sot jemi të kënaqur me këtë rrugë, kemi qenë në një vështirësi të madhe. I falenderojmë shumë të gjithëve për punën që kanë bërë”, u shpreh një tjetër banor.

Përfundimi i rikonstruksionit sjell një standard të ri infrastrukture për këtë pjesë të ish-Zooteknikës, duke përmirësuar jo vetëm qarkullimin e automjeteve, por edhe sigurinë dhe kushtet e lëvizjes për këmbësorët.

/RTSH/

Të Ngjashme