ShowBizzz

Histori dashurie te forcat e Armatosura, përlotet e ftuara: Gersi në Sudan, ajza më fshinte lotët

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Gersi dhe Arisa Çoçka, çifti që është pjesë e Forcave të Armatosura dhe prej 12 vitesh jetojnë një histori të bukur dashurie.

Ata treguan se u njohën në kohën kur Gersi ishte pedagog dhe Arisa studente. Një njohje e veçantë me ndjenja “urrejtje” nga ana e Asisës për sjelljen e rreptë të Gersit, por që më vonë rezultoi të ishte ndryshe.

Prej 4 vitesh ata janë bërë prindër të një vajze, Gloria, ndërsa nuk ngurruan të tregonin disa momente të vështirë në jetën e tyre. Arisa veçoi misionin e fundit të Gersit në Sudan, ku iu desh të qendronte vetëm me vajzën për 1 vit.

“Misioni i fundit përveç se ishte periudhë 1 vjeçare, ishte edhe Gloria, viroza pafund në atë kohë. Në një moment, Gloria duhet të merrte mjekim nga venat për shkak të një viroze dhe rastisa e vetme… Mjekët i vunë vigonat, vetë shpërtheva në lot dhe ajo më fshinte lotët. Aty e kërkova Gersin”, tha ajo ndërsa nuk mundi t’i mbante lotët.