Horoskopi

Horoskopi i Paolo Fox për muajin qershor 2023: renditja, shenjat me fat dhe parashikimet për muajin e ri

Horoskopi i Paolo Fox për muajin qershor 2023. Edhe pak ditë dhe i themi lamtumirë majit për të mirëpritur muajin qershor: vapë, verë, det, pije freskuese në plazh e kështu me radhë.

Sezoni i ngrohtë është pranë nesh dhe padyshim që ndihet dëshira për t’u shkëputur nga ritmet e ngutshme të punës.

I keni organizuar tashmë pushimet, do të zgjidhni malin apo detin?

TS Poll - Loading poll ...

Megjithatë, midis një ideje udhëtimi dhe një tjetre, a nuk jeni kuriozë të dini se cilat shenja do të jenë më me fat për muajin qershor dhe cilat do ta kenë më të vështirë për ta kaluar?

Të mos vonojmë më dhe të zbulojmë gjithçka me parashikimet, shenjë për shenjë, të astrologut të dashur Paolo Fox që nuk na zhgënjen kurrë, përkthyer ekskluzivisht nga noa.al!

Dashi

Gjatë javëve të ardhshme nuk do të mungojnë gjërat për të bërë dhe ndonjëherë do të luftoni për të mbajtur gjithçka nën kontroll. Megjithatë, përpiquni të mos i dorëzoheni nervozizmit, por vazhdoni me qetësi dhe në fund të gjitha sikletet do të ikin në drejtim të paditur. Mos u mundoni t’ua impononi të tjerëve vizionin tuaj për gjërat, por tregohuni të hapur dhe të kuptueshëm edhe në lidhje me nevojat e njerëzve të tjerë. Jini të durueshëm dhe do të shihni që dalëngadalë çdo pjesë e jetës suaj do të përshtatet në mënyrë të përsosur.

Demi

Në muajin Qershor një sharm intrigues do të zhytet në shenjën tuaj duke ju bërë të parezistueshëm! Mos qëndroni brenda dhe nëse jeni të interesuar për dikë, mos hezitoni t’i tregoni interesin tuaj. Gjatë kësaj kohe mund të mbështeteni në miqësi të forta që do t’ju kujtojnë se sa me fat jeni që jeni në gjendje të mbështeteni në dashurinë e njerëzve që ju interesojnë. Organizoni një darkë të këndshme së bashku, në fund të fundit, komoditeti është shumë i rëndësishëm për ju, ashtu si ushqimi i mirë. Të mira janë edhe projektet e reja, nismat tuaja do të japin fryte.

Binjakët

Qershori do t’ju japë më shumë forcë dhe dëshirë për të shprehur lirshëm atë që mendoni se do t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe zëri juaj të dëgjohet. Jeni të ngopur me kufizimet sociale dhe gjatë këtyre javëve durimi juaj është në limite. Do t’ju duhet të merrni vendime, të përpiqeni t’i shikoni gjërat nga një këndvështrim tjetër dhe të hidhni “këmbët” hap pas hapi. Në dashuri, lëreni veten të udhëhiqeni nga ndjesitë dhe vendosni një gur mbi kujtimet qoftë dhe të bukura që keni pasur në të kaluarën.

Gaforrja

Një energji dhe dëshirë e bukur për të bërë do të duket në shenjën tuaj në qershor! Mos e humbisni këtë moment pozitiv, por jini të disponueshëm dhe jini të hapur, mundësitë interesante të punës do t’ju lejojnë të vini veten në shina dhe të përjetoni risi edhe në role të ndryshme nga zakonisht. Punoni shumë dhe mendoni për qëllimin, por pa problem sepse rezultatet nuk do të vonojnë. Në dashuri gjërat do të ecin pa shumë pengesa, pse nuk organizoni një qëndrim relaksues me partnerin/en?

Luani

Në muajin qershor do t’ju duhet të përballeni me disa sfida, por me energjinë e duhur dhe mbështetjen e njerëzve që ju interesojnë dhe duan t’ia dinë për ju, përfundimisht do të dilni fitimtarë. Mundohuni të mos i jepni terren tensionit, por shikoni gjërat nga një këndvështrim tjetër dhe rrethohuni me njerëz pozitivë. Për të lehtësuar stresin dhe për të rimbushur energjinë tuaj të brendshme, përkushtohuni në aktivitetet e ujit, trupi dhe shpirti do të përfitojnë!

Virgjëresha

Gjatë këtyre javëve të nxehta do të keni mundësinë të vini pak rregull në aspekte të ndryshme të jetës tuaj dhe të kuptoni se cilat janë nevojat tuaja reale për momentin. Brenda jush, ndjeni një dëshirë të fortë për të ndërtuar diçka të rëndësishme me gjysmën tuaj të ëmbël dhe muaji qershor mund të jetë një pararojë e lajmeve emocionuese. Në punë, gjërat po ecin pa shumë pengesa, por bëni kujdes që të mos shpenzoni shumë.

Peshorja

Muaji qershor do t’ju shohë veçanërisht të fortë dhe të vendosur, duke ju dhënë përshtypjen se jeni në gjendje të kapërceni çdo pengesë që ju del rrugës. Të tjerët do t’ju shikojnë në një këndvështrim tjetër dhe do të jenë të lumtur të bashkohen me rrethin tuaj. Në punë nuk mungojnë gjërat për të bërë, por mbajeni vëth në vesh se, nëse punoni fort, në fund rezultatet dhe kënaqësitë nuk do të vonojnë. Kini kujdes të mos nxisni polemika të panevojshme, para se të shpreheni numëroni deri në dhjetë, përndryshe rrezikoni të dëmtoni ndjeshmërinë e një personi të dashur për ju.

Akrepi

Një periudhë disi e ngarkuar për të lindurit e shenjës tuaj, të cilët, në muajin qershor do të ndjejnë nevojën e fortë për t’iu përkushtuar punës më kreative dhe intelektuale. Njohuritë tuaja mund t’ju hapin shtigje të papritura, duke ju dhënë mundësinë të përfshiheni. Në qershor do të rizbuloni edhe vlerën e familjes dhe do të dëshironi të kaloni më shumë kohë me të dashurit tuaj.

Shigjetari

Muaj interesant për të lindurit e shenjës suaj, do të mund të eksperimentoni me role të ndryshme nga të zakonshmet. Jeni zhytur një vërshim idesh dhe profesionistë të pavarur do të mund të llogarisin veten në një sërë mundësish interesante. Sidoqoftë, përpiquni t’i mbani këmbët në tokë dhe mos u nxitoni në mbylljen e një marrëveshjeje. Ndërsa në dashuri, nëse keni personin e duhur pranë jush, më në fund mund të rizbuloni anën më të ëmbël dhe më romantike të jetës.

Bricjapi

Në muajin Qershor një energji e mirë do të hidhet në shenjën tuaj, duke ju dhënë mundësinë për të fituar një sfidë. Ju dëshironi të përfshiheni, të provoni para të tjerëve se keni vlera dhe nuk do të mungojnë mundësitë për ta bërë këtë! Mos u shqetësoni për mendimet e të tjerëve, por punoni shumë për të arritur qëllimet tuaja, në fund ju do të dilni fitues. Megjithatë, mos harroni të mos e teproni dhe të përpiqeni ta shkëputni dikur prizën, sepse edhe ju duhet të pushoni dhe të rimbushni bateritë.

Ujori

Muaji Qershor do të jetë veçanërisht interesant për ata që merren me punë krijuese dhe do të mund të fillojnë bashkëpunime interesante. Keni shumë ide në mendje dhe me organizimin e duhur mund të fitoni disa sfida interesante. Megjithatë, lodhja – për shkak të një ritmi veçanërisht të vrullshëm – mund të ndihet, ndaj përpiquni të mos e teproni dhe, nëse është e nevojshme, kërkoni ndihmën e një personi të besuar. Në dashuri, emocionet interesante mund ta bëjnë zemrën tuaj të rrahë përsëri!

Peshqit

Në muajin Qershor do të jeni padyshim më lozonjarë dhe shakatarë, të qenit simpatik do ju vendosë në një këndvështrim tjetër dhe do të ketë shumë njerëz që do të duan të jenë pjesë e rrethit tuaj. Marrëdhëniet ndërpersonale dhe ndjeshmëria do t’ju bëjnë bashkëbiseduesin ideal, si dhe një shpatull të çmuar për të qarë hallet dikush. Edhe dashuria njeh një moment vërtet magjik, ndaj nëse keni dikë për zemër, mos hezitoni të hidheni. /noa.al