Astrologu Jorgo Pulla ka deklaruar në “Mirëmëngjes Shqipëri” se kjo fillim jave sjell energji të forta astrologjike për të gjitha shenjat e horoskopit, duke favorizuar zgjidhjen e çështjeve të mbartura dhe hapjen e rrugëve të reja në punë, ekonomi dhe marrëdhënie personale.
Dashi
Periudhë mjaft pozitive, sidomos për 10-ditëshin e parë, me mundësi për zgjidhje problemesh të mbartura që nga fundi i shkurtit. Çështjet profesionale marrin drejtim, ndërsa në ekonomi kërkohet kujdes me shpenzimet dhe kreditimet. Në dashuri, lidhje të favorshme me Peshoren, Gaforren dhe Bricjapin.
Demi
Një ditë e mbushur me energji dhe plane konkrete. Udhëtimet dhe çështjet financiare favorizohen, ndërsa në biznes mund të ketë zhvillime të rëndësishme. Kujdes me keqkuptimet në dashuri për 10-ditëshin e dytë.
Binjakët
Hapet një periudhë e favorshme për punë dhe ekonomi. Udhëtimet dhe kontaktet e reja do të sjellin mundësi të mira. Në dashuri priten surpriza, sidomos për ata që janë beqarë.
Gaforrja
Zgjidhje për çështje të mbetura pezull, veçanërisht në familje dhe punë. Periudha 15 prill – 14 maj rezulton vendimtare. Stabilitet në ekonomi dhe mundësi për fillime të reja.
Luani
Koha ideale për vendime të rëndësishme në biznes dhe karrierë. Favorizohen marrëveshjet dhe çështjet ligjore. Në dashuri, harmoni me Demin dhe Ujorin.
Virgjëresha
Periudhë reflektimi dhe riorganizimi. Në punë ka mundësi të mira, por kërkohet më shumë fleksibilitet në marrëdhënie. Në dashuri, lidhje të forta por me kërkesa të larta emocionale.
Peshorja
Lajme të mira në aspektin financiar dhe profesional. Mundësi për investime apo nisje të reja. Kujdes me vendimet afatgjata dhe ofertat e papritura.
Akrepi
Rishikim i planeve të vjetra në biznes mund të sjellë sukses. Ndikime pozitive deri në mes të muajit. Në dashuri, lidhje të forta dhe zhvillime të reja.
Shigjetari
Me Hënën në shenjën tuaj, kjo është një periudhë me fat. Ndryshime në punë dhe mundësi për udhëtime. Projekte afatgjata marrin drejtim.
Bricjapi
Zhvillime pozitive në çështje familjare dhe ekonomike. Mundësi për lajme të mira dhe bashkime të rëndësishme. Kujdes me ndikimin e të tjerëve në vendime personale.
Ujori
Koha për të rikthyer në vëmendje projekte të vjetra. Çështje ligjore dhe profesionale gjejnë zgjidhje. Periudhë shumë e favorshme për stabilizim.
Peshqit
Zgjedhje të rëndësishme mes të tashmes dhe së ardhmes. Ndryshime pozitive në ekonomi dhe karrierë. Në dashuri, mundësi për lidhje të forta dhe afatgjata.
