Horoskopi

Horoskopi nga Jorgo Pulla, shenjat e favorizuara për këtë ditë

Dashi

Ditë shumë e mirë për punë dhe ekonomi. Një problem i vjetër mund të zgjidhet, sidomos pas mesditës. Në dashuri ka përmirësime.

Demi

Ndryshime pozitive dhe lajme të mira në punë ose financa. Mund të merrni një vlerësim apo rritje. Nga dreka e tutje dita bëhet më e favorshme.

Binjakët

Fillon një periudhë shumë e rëndësishme për ju. Sot është ditë për përgatitje dhe komunikime të rëndësishme. Mundësi të reja në horizont.

Gaforrja

Ndër shenjat më me fat sot. Favorizohen puna, karriera dhe sidomos çështjet e shtëpisë apo pasurisë. Takime të rëndësishme.

Luani

Zgjidhje për dokumente apo çështje të mbetura pezull. Lëvizje ose ndryshim vendbanimi për disa. Kujdes me të tjerët që mund të kenë gabuar ndaj jush.

Virgjëresha

Zgjidhje për probleme ligjore ose ekonomike. Ditë shumë e mirë për vendime dhe komunikime. Lëvizje ose udhëtime të favorshme.

Peshorja

Ditë e ngarkuar, por me rezultate. Kujdes me financat dhe kreditë sot. Në fund të ditës vjen kënaqësi nga arritjet.

Akrepi

Ndër më të favorizuarit. Stabilitet në punë dhe ekonomi. Mundësi për vendime të rëndësishme dhe zhvillime pozitive.

Shigjetari

Fokus te puna dhe financat. Një problem ekonomik zgjidhet pas mesditës. Mundësi për blerje ose investim.

Bricjapi

Fillim i mirë për projekte të reja. Lajme pozitive nga larg. Stabilitet në ekonomi dhe përmirësim në marrëdhënie.

Ujori

Zgjidhje për probleme ligjore ose pasurie. Ditë e mirë për ndryshime dhe vendime financiare. Kujdes vetëm në marrëdhënie.

Peshqit

Shumë të favorizuar për takime dhe punë. Zgjidhje për çështje të vjetra. Kujdes nga keqkuptime në punë, por gjithçka sqarohet.

Të Ngjashme