Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka deklaruar se nuk do ta mbështesë me votë kandidatin e propozuar për president të Kosovës, Bekim Sejdiu.
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, Hoti ka theksuar se qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar dhe se vota e tij do të jetë kundër kandidaturës së Sejdiut.
Ai bëri të ditur gjithashtu se nuk do të qëndrojë në sallën e Kuvendit për të kontribuar në sigurimin e kuorumit të nevojshëm për zhvillimin e procesit të votimit.
“Vota ime do të jetë kundër, e kam deklaruar dje. Nuk ka ndryshim. Unë nuk do të qëndroj as në sallë për ta bërë kuorumin. E kam bërë të qartë dje, besoj është e qartë për secilin”, ka deklaruar Hoti.
