Lajme

Hoti pret në takim Avokatin e Popullit

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, z. Andin Hoti, e priti sot në takim Avokatin e Popullit, z. Naim Qelaj, me të cilin diskutoi për çështjet që ndërlidhen me fushëveprimin e Ministrisë dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Në njoftim thuhet se gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamje lidhur me çështjet që Institucioni i Avokatit të Popullit ka trajtuar dhe vazhdon t’i trajtojë, e që bien në kompetencat e Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Ministri Hoti theksoi gatishmërinë për bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit, duke vlerësuar rolin e tij në forcimin e sundimit të ligjit, llogaridhënies institucionale dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore, thotë njoftimi.

Të Ngjashme