Lajme

“Humba gjithçka!” FLET me lot në sy shqiptari që humbi sot gruan dhe djalin nga aksidenti tragjik, shoferi i kamionit rrëfen TMERRIN: U përpoqa por…

“Humba edhe gruan edhe fëmijën. Ata po shkonin në punë, nuk e di çfarë ndodhi, humba gjithçka” është shprehur mes lotësh dhe dhimbje të madhe në zemër shtylla e kryesore e familjes shqiptare, të cilët iu ndanë nga jeta pas një aksidenti tragjik dy anëtarë të saj.

Mes lotësh në sy, shqiptari ka folur për humbjen e paimagjinueshme të gruas dhe djalit të tij,të cilët ashtu siç raportuam dhe ne pak më parë, ishin nisur për në punë.

43-vjeçarja dhe djali i saj 21 vjeç, po udhëtonin me makinë mëngjesin e kësaj të premte, ku papritmas rreth orës 07:30, mjeti i tyre u përplas ballë për ballë me një kamion, me të cilin u përplasën fort duke iu marrë jetën në vend.

NEWS  Tensionet në Lindjen e Mesme/ “Fluturon” nafta, ja sa shitet nafta dhe benzina për litërTeksa rrethanat e sakta të aksidentit po hetohen nga autoritetet vendase të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, mësohet se ka dhënë dëshminë e tij dhe shoferi i kamionit.

Ky i fundit ka thënë se po ngiste normalisht në korsinë e tij me një shpejtësi prej afërsisht 75-80 km/orë të lejuar në rrugën që po kalonte, kur papritmas vuri re një makinë e cila humbi kontrollin, devijoi dhe përfundoi në korsinë e kundërt duke u përplasur me kamionin.

NEWS  “Meta i ka shkruar Ismailajt ‘më duhen 200 mijë.’”/ Prokurori lexon mesazhin, zbardhen debatet me avokatin e ish-Presidentit“Normalisht jam në korsinë time, në 75 deri në 80 kilometra, sepse kaq duhet të shkosh, nuk mund të shkosh më tej dhe papritmas një makinë vjen drejt meje, ka humbur kontrollin nga ana e sipërme, nga Souli i vogël”, tha ai.

Siç pretendoi, u përpoq të lëvizte majtas për të shmangur përplasjen, por pa ia dalë: “Ka humbur kontrollin, ka shkuar në drejtim të kundërt me mua, po përpiqet të kthejë timonin dhe unë tentova të shkoj majtas që të shpëtoj, nuk e arrita dhe më përplasi dhe ndodhi ajo që ndodhi”, tha shoferi i kamionit.

NEWS  Ç’montohet rrjeti shqiptar i trafikut të kokainës në Itali/ Arrestohen 20 persona, nis hetimi për 19 të tjerëFamilja, me origjinë nga Shqipëria, jetonte në Paleokomi. Mamaja 43 vjeçe dhe djali i saj 21-vjeçar punonin në të njëjtën kompani me seli në plazhin e Ofrynit dhe ishin nisur herët në mëngjes për punë, por fati deshi ndryshe. Ata pësuan një aksident fatal duke mbyllur sytë përgjithmonë krah njëri-tjetrit e duke lënë pas një dhimbje të pashërueshme për familjen e të afërmit e tyre.

Të Ngjashme