Një shqiptar i shumëkërkuar për krime të rënda është arrestuar në Greqi.
58-vjeçari i armatosur me inicialet A.K., u kap në kuadër të operacionit “Të Kërkuarit” dhe ka rënë në prangat e policisë helenike orët e fundit.
Arrestimi u krye pas bashkëpunimit midis policisë shqiptare dhe asaj greke.
Media e vendit fqinj informon se i arrestuari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Fierit, më 27 qershor 2013, e dënoi me 14 vjet burg për veprat penale të “vrasjes me dashje” dhe “mbajtjes dhe prodhimit pa leje të armëve dhe municionit”.
See also Moti bënë kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturatNë vitin 1999, 58-vjeçari, gjatë një përleshjeje me tre civilë, qëlloi disa herë drejt tyre. Një person humbi jetën dhe dy anëtarë të tjerë të familjes së të ndjerit u plagosën.
Sipas burimeve policore, i kërkuari ishte larguar nga Shqipëria dhe kishte gjetur strehim në Greqi.
Ai ndodhet aktualisht në paraburgim në Greqi dhe kanë filluar procedurat e nevojshme ligjore për ekstradimin e tij në Shqipëri, me qëllim vuajtjen e dënimit.
See also LAJM I FUNDIT/ Irani publikon vendimin zyrtar, zgjidhet udhëheqësi i ri SUPREM
