I dha fund martesës 25-vjeçare për shkak të tradhtisë, Alma Bektashi peng i një divorci: Kam dy vite në dyert e gjykatës

Alma Bektashi ka rrëfyer disa detaje në lidhje me jetën personale, pasi i dha fund martesës verën e 2021. Këngëtarja tregon për Top Channel se ka ngecur në një proces civil që shtyhet prej dy vitesh. Bektashi pohon se ka shpenzuar shumë për këtë gjyq.

“Nuk e kuptoj akoma. Imagjino për mua që kam mbi 30 vite karrierë artistike skenike dhe mbi 20 vite karrierë pedagogjike në Universitetin e Prishtinës më ndodh kjo gjë. Imagjino ato femra që janë në shtëpi mund të jenë në shtëpi, që ndoshta nuk e kanë as anën ekonomike, nuk e kanë përkrahjen e familjes dhe ballafaqohen me këtë gjë që po përballem unë këto dy vite. Unë nuk e kuptoj, nuk e di çfarë procedure duhet ndjekur, kur ti kërkon që të divorcohesh sepse nuk do që t’i kalosh më ato probleme psikologjike, emocionale dhe vështirësitë financiare që mua më duhet brenda këtyre dy viteve, nuk e di as sa kam shpenzuar për këtë gjyq”.

Lidhur me arsyen e zvarritjes së procesit gjyqësor, Alma tregon se argumenti i gjykatës ka qenë mos gjetja e një psikologu për fëmijët, që duhet të pyeten.

“Unë kam dëgjuar dhe kam parë që një divorc ndodh në pesë javë deri në gjashtë muaj. Nuk ma merrte mendja kurrë që mund të shkojë dy vite. Në 4 dhjetor bëjmë një vit që ne nuk po gjejmë dot psikologe për djalin. Më e bukura është se kur të bëhet seanca e radhës, djali im do të jetë 17 vjeç dhe është 1 metër e 80 centimetër. Çfarë mund t’i thotë psikologia, ‘shpirt i vogël, ti do me mamin apo me babin’, se kjo është jashtë logjike”.

I dha fund martesës 25-vjeçare për shkak të



Related Articles

Back to top button