Motra e këngëtarit të njohur Gjesti, Blerina, së bashku me partnerin e saj, Atdheun, kanë qenë të ftuar në emisionin e moderuar nga Blerona Zeqiri në ATV. Gjatë kësaj interviste, çifti ka folur për historinë e tyre të dashurisë dhe ecurinë e njohjes që tashmë është bërë publike.
Blerina zbuloi se personi i parë nga familja me të cilin kishte ndarë lajmin për njohjen me Atdheun kishte qenë pikërisht i vëllai, Gjesti. Ajo tregoi se këngëtari ka qenë në dijeni të kësaj historie që nga hapat e parë, duke e mbështetur në vendimin e saj, por njëkohësisht duke i kërkuar të tregohej e kujdesshme.
Duke rrëfyer reagimin e tij, Blerina tregoi edhe fjalët që i kishte thënë vëllai: “Çka do që bën, është vendim i yti, veç nuk dua me të pa të lëndume. Ti e di çka është mirë për ty. Edhe takimi le të bëhet, po kqyre mirë qysh është si person”. Ajo tha se prindërit e tyre kishin mësuar për këtë lidhje më vonë, ndërsa Gjesti kishte qenë i pari që e kishte ditur historinë.
Kujtojmë se më parë këngëtari Gjesti ka ndarë një mesazh me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku ka bërë të ditur synimin për të organizuar një takim të drejtpërdrejtë me mbështetësit e vet.
