Ka momente kur jumendoni se një person të pëlqen vetëm ty sepse po sillet mirë. Në shumicën e rasteve, kjo mund të jetë e vërtetë. Por ndonjëherë, mund të ndodhë që personi thjesht po tregohet miqësor dhe i ngrohtë dhe jo domosdoshmërisht ka një tërheqje ndaj teje!
Ekziston një kufi i hollë mes të qenit miqësor dhe flirtues, por ja si ta bëni diferencën:
1. Flirtues: Kur një person është duke flirtuar, ai do të bëjë kontake me sy me ty
Miqësorë: Nëse ata thjesht po tregohen miqësorë, ata do t’ju shikojnë juve në të njëjtën mënyrë si shohin të tjerët. Ata e bëjnë këtë vetëm për t’ju bërë të ndiheni të përfshirë dhe për të treguar miqësinë dhe ngrohtësinë e tyre.
2. Flirtues: Mënyra më e lehtë për të kuptuar nëse po flirtojnë me ju është t’i besoni instinktit tuaj. Nëse ju të dy jeni vetëm dhe merrni një vëmendje të veçantë prej tyre, atëherë ata me siguri janë të interesuar për ju.
Miqësorë: Mund të ketë raste kur ndjeni një tension të caktuar në ajër, por sapo të flisni me ta, thjesht ndiheni të relaksuar dhe të qetë. Nëse ata janë thjesht miqësorë, atëherë pa marrë parasysh se sa shumë e mendoni, gjithmonë do të merrni një lloj vëmendje prej ‘miku’ nga ata.
3. Flirtues: Kur dikush është i interesuar për ju, do të bëjë të gjitha llojet e pyetjeve për të ditur më shumë rreth teje. Nga jeta juaj e dashurisë deri te pëlqimet dhe mospëlqimet tuaja, ata do të bëjnë çmos që t’ju njohin më në brendësi.
Miqësorë: Nëse kanë qëllime miqësore, do t’ju bëjnë pyetje të përgjithshme dhe themelore për të shuar kuriozitetin e tyre.
