Lajme

Ekstradohen nga Shqipëria dhe Franca dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka realizuar dy ekstradime të personave të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar përmes INTERPOL-it.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dy ekstradimet janë realizuar më 17 nëntor 2026, nga Shqipëria dhe Franca drejt Kosovës.

Nga Shqipëria është ekstraduar shtetasi kosovar me inicialet H.K., i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Ndërkaq, nga Franca është ekstraduar shtetasi tjetër kosovar, A.S., po ashtu i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së vendit.

Policia ka bërë të ditur se, pas ekstradimit, të dy personat u janë dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës dhe asaj të Ferizajt, për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Të Ngjashme