Teksa reperi Fero ndodhet në qeli pasi akuzohet për dhunë në familje, familjarët e këtij të fundit kanë reaguar përmes një postimi në Instagramin e vetë reperit.
Duke qenë se Fero ndodhet në qeli dhe nuk i lejohet telefoni, kanë qenë familjarët e tij të cilët kanë cituar fjalët e reperit i cili ka hedhur poshtë deklaratat e partneres së tij, Arbenita Ismajli dhe thotë se për vajzën e tyre Ninën, është kujdesutr e ëma e tij, ndërsa modelja po e përdor për tu viktimizuar.
“Drejtësia është thik me dy teha,n’varet prej cilit kënd e drejton?!..E sa i përket Ninës mos u viktimizo përmes saj,se e gjith bota e di se për të mami jem është kujdes.
Une jam mundu me qenë i kulturum dhe t’kam leju mu marr me karrier, por ti lirin dhe durimin tem e ke keqpërdor deri në maksimum.E tash, pasi e ke sjell punën deri në nivel gjyqësor tash të presim si po vendos drejtësia.Unë para Zotit edhe vetes jam i drejt. Herdo kur e vërteta del në shesh. I drejti zhytet, por nuk mbytet. Për mua, kjo është edhe një sprovë jetësore dhe do më kalis më fort për jetë. Shihemi në gjyq”, shkruan Fero.
Më herët reagoi edhe vetë Arbenita e cila në llogarinë e saj në Instagrami falenderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur përgjatë këtyre ditëve, të cilat s’kanë qenë aspak të lehta si dhe tha se ajo dhe vajza e saj janë mirë.
© Fotot e marra nga Instagrami i Feros