ShowBizzz

I ke kërkuar bashkëpunim Luizit? Armaldo Kllogjeri: Pas daljes nga shtëpia ne…

Tenori dhe ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Armaldo Kllogjeri foli për marrëdhëniet që ai ka me ish-banorët e tjerë të BBV.

Teksa u pyet nëse ka kërkuar bashkëpunim me fituesin e këtij edicioni, Luiz Ejllin, ai tha se kjo nuk është e vërtetë.

Madje Armaldo u shpreh në “Më lër të flas” se pas daljes nga shtëpia e BBV, ata nuk kanë komunikuar fare me njër-tjetrin.

Pyetje: A është e vërtetë që i ke kërkuar Luizit një bashkëpunim?

Armaldo: Nuk është e vërtetë se ne nuk kemi komunikuar fare me njëri tjetrin. Unë pres që Luizi të kërkojë bashkëpunim me mua, jo unë me Luizin.”-tha Armaldo.

Pyetje: Pagesa që ti merr për një koncert është 10 mijë euro?

Armaldo: Jo.