Lajme

I njohur si ‘Caballo’, arrestohet në Ekuador një nga anëtarët e grupit kriminal të Dritan Gjikës, zbulohet roli i tij

Autoritetet ekuadoriane kanë arrestuar një person, i identifikuar si Pablo Adrian HT, i njohur me pseudonimin “Caballo”, i cili dyshohet se ishte i lidhur me rrjetin kriminal shqiptar të drejtuar nga Dritan Gjika, i arrestuar vitin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas autoriteteve, “Caballo” dyshohet se vepronte si operator financiar i grupit dhe ishte i përfshirë në menaxhimin e aktiviteteve financiare të strukturës që merrej me trafikun e sasive të mëdha të kokainës drejt Evropës.

Arrestimi u krye gjatë një bastisjeje në një pronë në zonën e kryqëzimit të Avenida Sigchos me rrugën Calaví, në kantonin La Maná.

Pablo Adrian HT po hetohet gjithashtu për dyshime për pastrim parash dhe krim të organizuar. Autoritetet ekuadoriane vijojnë hetimet për të zbardhur rolin e tij dhe lidhjet e mundshme me strukturën kriminale./Top Channel

🚨 ¡ATENCIÓN!!!
𝑬𝒍 𝑬𝒋𝒆́𝒓𝒄𝒊𝒕𝒐 𝑬𝒄𝒖𝒂𝒕𝒐𝒓𝒊𝒂𝒏𝒐 𝒂𝒑𝒓𝒆𝒉𝒆𝒏𝒅𝒆 𝒂 𝒂𝒍𝒊𝒂𝒔 “𝑪𝒂𝒃𝒂𝒍𝒍𝒐”vinculado a la mafia Albanesa; este golpe afecta en la logística y actividad financiera a la estructura criminal.

Seguimos firmes, protegiendo a la ciudadanía y… pic.twitter.com/Kaavd9kpsD

— Ejército Ecuatoriano (@EjercitoECU) August 23, 2026

Të Ngjashme