Gjergj Çuni nga Kosova ka fituar çmimin Gjergj Çuni nga Kosova ka fituar çmimin “Best Poster Award” në Eastern European Machine Learning Summer School 2026, një aktivitet ndërkombëtar që mbledh studiues dhe të rinj të fushës së inteligjencës artificiale dhe mësimit makinerik.
Ai u vlerësua për projektin “Towards the First Machine Learning System for Albanian Sign Language”, i cili synon zhvillimin e një sistemi të parë të mësimit makinerik për gjuhën shqipe të shenjave.
Çuni ka përfaqësuar Kosovën në këtë aktivitet ndërkombëtar, ku morën pjesë të rinj dhe studiues nga dhjetëra vende.
Projekti i tij synon të përdorë inteligjencën artificiale për njohjen dhe përpunimin e gjuhës shqipe të shenjave, duke hapur mundësi për zhvillimin e mjeteve të reja teknologjike për komunitetin e personave që përdorin këtë gjuhë.
