Lajme

​I shpenzuan 200 euro nga kartela e huaj bankare, hetohen dy persona

Dy persona kanë pranuar në polici se kanë kryer blerje me kartelë bankare të huaj.

Bëhet fjalë për gjësende në vlerë rreth 200 €, andaj në konsultim me prokurori është iniciuar rasti dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti u hap kur një grua në veriun e Mitrovicës, ka njoftuar policinë se i ka humbur kartela e saj bankare dhe përmes saj ishin bërë disa blerje.

Njësitë policore pas hetimit kanë identifikuar dy të dyshuarit të cilët gjatë intervistimit e kanë pranuar se e kanë gjetur kartelën në fjalë.

Të Ngjashme