Lajme

I vuri flakën veturës në Prishtinë, e dyshuara largohet pas ngjarjes me taksi

Një grua është arrestuar nën dyshimin se i ka vënë flakën një veture në një parking në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Banorët thonë se janë ndier mjaft të rrezikuar, gjersa bëjnë të ditur se e dyshuara, pas rastit, u largua nga vendi i ngjarjes me një taksi.

Është kjo gjendja në të cilën përfundoi kjo veturë mëngjesin e së mërkurës.

E tillë ka mbetur qe dy ditë, që kur zjarrfikësve iu desh të intervenonin.

Kjo pasi kjo veturë në objektin e një banese lagjen “Mati 1” në kryeqytet, u përfshi nga zjarri.

Flakën dyshohet se ia vuri një grua.

Qëllimi ende nuk dihet, gjersa nga zjarri u dëmtuan edhe disa gypa të ujit në objekt.

“Sipas banorëve, e dyshuara ka ardhur me taksi deri te parkingu, ku më pas i ka vënë flakën veturës, ndërsa me të njëjtën taksi është larguar nga vendi i ngjarjes

Mbrapa kamerës, banorët thanë se tymi është përhapur në katet e ndërtesës, duke ua rrezikuar edhe jetën.

Për shkak të tymit të madh, ata thonë se u detyruan të dalin në oborrin e objektit.

Por, sipas tyre, e dyshuara nuk është ndalur me kaq.

Banorët pretendojnë se në një objekt tjetër ka tentuar t’ia vërë flakën edhe ashensorit.

E dyshuara, sipas Policisë së Kosovës, është arrestuar, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.

“Ju njoftojmë se një person i dyshuar është arrestuar dhe të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit”, njofton Policia e Kosovës.

Pas kamerës, banorët rrëfyen se raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët në këtë lagje, rreth dy vite më parë.

Të Ngjashme