Lajme

IHK paralajmëron reshje lokale, stuhi dhe mundësi për breshër në disa rajone të Kosovës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka përditësuar parashikimin e motit për ditën e sotme, duke njoftuar se në disa rajone të vendit janë krijuar kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara me dukuri të paqëndrueshme atmosferike.

Sipas IHK-së, në disa zona janë zhvilluar vranësira konvektive të tipit Cumulonimbus, të cilat mund të sjellin shkarkesa elektrike, erëra të përkohshme të fuqishme dhe, në disa lokalitete, edhe breshër.

“Aktualisht, në disa rajone të vendit janë zhvilluar vranësira konvektive (Cumulonimbus), të cilat po krijojnë kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara vende-vende me shkarkesa elektrike, erëra të përkohshme të fuqishme dhe, në zona të izoluara, edhe breshër.”

Instituti bën të ditur se temperatura aktuale ka arritur rreth 32 gradë Celsius, ndërsa nxehtësia e grumbulluar gjatë ditës dhe paqëndrueshmëria atmosferike pritet të favorizojnë vazhdimin e këtyre zhvillimeve edhe gjatë orëve në vijim.

“Temperatura momentale arrin rreth 32°C, ndërsa për shkak të nxehtësisë së grumbulluar gjatë ditës dhe paqëndrueshmërisë atmosferike, pritet që këto zhvillime të vazhdojnë edhe gjatë orëve të ardhshme.”

IHK thekson se reshjet nuk do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës, por do të jenë të karakterit lokal dhe me intensitet të ndryshëm, varësisht nga rajoni.

“Reshjet nuk do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës, por do të jenë të karakterit lokal, me intensitet të ndryshëm nga një zonë në tjetrën.”

Instituti u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonat ku mund të zhvillohen stuhi, ndërsa fermerët këshillohen të ndjekin njoftimet meteorologjike për shkak të mundësisë së reshjeve intensive dhe breshrit në disa lokalitete.

“Qytetarëve u rekomandohet kujdes gjatë lëvizjes në zonat ku mund zhvillohen stuhi, ndërsa fermerët këshillohen të ndjekin informacionet meteorologjike për shkak të mundësisë së reshjeve intensive dhe breshrit në disa lokalitet.”

Të Ngjashme