Instituti Hidrometeorologjik ka përditësuar motin për sot, gjersa ka bërë të ditur se aktualisht, në disa rajone të vendit janë zhvilluar vranësira konvektive (Cumulonimbus), të cilat po krijojnë kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara vende-vende me shkarkesa elektrike, erëra të përkohshme të fuqishme dhe, në zona të izoluara, edhe breshër.
NEWS Tragjedia e rëndë: Kush janë dy vajzat e mitura që u mbytën në Lezhë? (EMRAT)IHK njofton se reshjet nuk do të përfshijnë gjithë territorin e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Përditësim i informacionit meteorologjik
Aktualisht, në disa rajone të vendit janë zhvilluar vranësira konvektive (Cumulonimbus), të cilat po krijojnë kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara vende-vende me shkarkesa elektrike, erëra të përkohshme të fuqishme dhe, në zona të izoluara, edhe breshër.
NEWS Mos i hiqni çadrat nga duart! Sinoptikania: Moti i keq pushton vendin me shi dhe borëTemperatura momentale arrin rreth 32°C, ndërsa për shkak të nxehtësisë së grumbulluar gjatë ditës dhe paqëndrueshmërisë atmosferike, pritet që këto zhvillime të vazhdojnë edhe gjatë orëve të ardhshme.
Reshjet nuk do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës, por do të jenë të karakterit lokal, me intensitet të ndryshëm nga një zonë në tjetrën.
NEWS LAJM I MADH nga shkenca! Terapia e re kundër kancerit kalon testin e parëQytetarëve u rekomandohet kujdes gjatë lëvizjes në zonat ku mund zhvillohen stuhi, ndërsa fermerët këshillohen të ndjekin informacionet meteorologjike për shkak të mundësisë së reshjeve intensive dhe breshrit në disa lokalitet.
