Ariana Lirey është një emër i njohur në showbizin shqiptar.
Modelja ruse u bë e ndjekur nga shqiptarët pas lidhjes së saj me Don Xhonin.
Ajo dhe reperi shqiptar u takuan në Dubai për ta vazhduar lidhjen për disa muaj e për ta përfunduar me mjaft zhurmë.
Por jeta sentimentale e Arianës nuk po ecën mirë ndonëse pas ndarjes nga Don Xhoni, zyrtarizoi lidhjen e re, e më pas u kurorëzua me martesë.
Me një veprim të fundit, modelja tregon se është ndarë përfundimisht nga bashkëshorti.
Këtë lajm Ariana e bëri të ditur duke hedhur unazën e fejesën në ujë, derisa po shëtiste me varkë.