Bota

Ish-partneri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një hotel në Miami

Ish-partneri i Princesshës beatricde Paolo Liuzzo u gjet i vdekur në një hotel në Miami.

Sipas një burimi nga policia e Majamit, i cili foli për shtypin britanik, supozohet se vdekja e Paolo Liuzzo është për shkak të mbidozës së drogës.

Shkaku i vdekjes nuk është raportuar zyrtarisht, por oficeri tha:

TS Poll - Loading poll ...

“Është hetuar si vdekje nga mbidoza e drogës. Hetimi mbetet i hapur dhe në vazhdim”.

Sipas certifikatës së vdekjes, Paolo Liuzzo punonte si konsulent arti dhe nuk ishte martuar kurrë. Ai jetonte në një apartament jo shumë larg hotelit ku u gjet i vdekur.

Trupi i tij u dërgua në qytetin e tij të lindjes në Long Island dhe funerali i tij u mbajt më 16 shkurt 2024.



/tiranapost