ShowBizzz

‘Ishim të traumatizuar!’ Mihrije Braha flet për zjarrin që i përfshiu shtëpinë

Ditën e djeshme në mediat online bëri bujë lajmi se banesa e dy këngëtarëve kosovarë Mihrije Braha dhe Naim Abazi ishte përfshirë nga flakët.

Kjo ngjarje ka ndodhur qysh më 10 maj, ama vetëm ditën e djeshme arriti të bëhej publike.

Dëmet materiale ishin të mëdha, madje kati i dytë i banesës u shkrumbua plotësisht, por për fat të mirë familjarët e dy këngëtarëve nuk kishin pësuar asgjë.

TS Poll - Loading poll ...

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Mihrija tregoi se kjo ngjarje i ka traumatizuar, ama tashmë pjesa më e vështirë ka kaluar.

Ditët e para ishim të traumatizuar. Ajo që kuptuam ishte sa vlerë ka jeta e njeriut, pjesa tjetër rregullohet.

Ne ishim në Top Channel me Naimin, motrën dhe me miqtë tanë. Pasi mbaruam intervistën thashë ‘siç e do shoqnia kall le të flakët shtëpia’.

Unë si instikti i nënës e pata një lloj krize që nuk më ka ndodhur kurrë, gjatë xhirimeve në Top. I thashë motrës të vonojmë xhirimet, që të pija ujë se nuk kisha energji. E piva një gotë ujë e mora vetën dhe bëmë xhirimet.

Sapo përfundova më ra telefoni, por nuk e hapa. Më pas vëllai mori motrën dhe telefonin ma kaloi mua. Më tha ‘jemi mirë, jemi shëndosh, jemi gjallë, por është kallë banesa’.

Është djegur dhoma e rrobave, hapi kamerën dhe më tregoi se ishin të gjithë mirë.

Në shtëpi ka qenë djali dhe nusja. Djali ka tentuar të fikë zjarrin, nusja ka marrë telefonin për të njoftuar policinë dhe më pas vëllain ku i ka thënë ‘po kallemi’. I pari që e ka qetësuar zjarrin ka qenë vëllai.

Kur pashë se janë mirë të gjithë u qetësova. Naimit nuk i tregova deri kur shkuam në kufij, se ishte shofer. Aty e mori vesh nga një mik i veti”