LifeStyle

‘Ishte moment dobësie’, Indri pendohet për Klevisën pas largimit nga Ferma VIP, por a mund të rikthehet me Vanesën?

Aktori Indri Shiroka është larguar përfundimisht nga reality show “Ferma VIP 3” gjatë spektaklit të mbrëmshëm, pasi nuk arriti të sigurojë votat e publikut, duke u renditur ndër më pak të preferuarit së bashku me Klevisën dhe Kostanën. Në sfidën mes tyre, Kostana arriti të fitojë dhe të shpëtojë nga televotimi.

Pas daljes nga formati, në emisionin “Ferma Club”, Indri u shpreh se nuk ndjen keqardhje për largimin e tij. “Nuk më erdhi keq. U ezaurova komplet”, tha ai, duke shtuar se përvoja në lojë e kishte lodhur emocionalisht.

Ai foli gjithashtu për marrëdhënien me Klevisën, duke pranuar se është penduar për disa deklarata. “Jam penduar, i kam kërkuar falje Klevisës që shpreha pëlqimin. Ka qenë një moment dobësie”, u shpreh aktori, duke theksuar se e gjykon vetë sjelljen e tij gjatë spektaklit.

I pyetur për raportin me Vanesën dhe nëse romanca ka qenë strategji loje, Indri e mohoi. “Nuk di të bëj lojë, e kam paguar naivitetin tim. Por kam ndërgjegje të pastër”, tha ai, duke shtuar se vendimet e tij nuk kanë qenë të kalkuluara strategjikisht.

Sa i përket mundësisë për rikthim tek Vanesa, ai u shpreh i prerë: “Jo, nuk ka gjasa”.

Sipas tij, çdo vendim i marrë gjatë qëndrimit në fermë ka qenë i menduar dhe përfundimtar, duke i mbyllur kështu hapësirat për një rikthim të mundshëm në këtë raport.

Të Ngjashme