5
Një 26-vjeçar është gjobitur pasi shkaktoi panik në një spital në Uells, duke u ngjitur në çati i veshur si “vdekja”, ose si karakteri i njohur në filma “Grim Reaper”, duke frikësuar pacientë, vizitorë dhe stafin.
Leon Gillespie u deklarua fajtor për shkaktim shqetësimi pa arsye në ambientet e një spitali të NHS-së dhe u dënua nga Gjykata e Magjistratëve në Llandudno me një gjobë prej 200 paundësh, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Ngjarja ndodhi më 6 qershor në spitalin Ysbyty Glan Clwyd, në St Asaph, Denbighshire. Gillespie kishte veshur një kostum të zi, të cilin më vonë e përshkroi si kostum “sorrash”, dhe u ngjit në çatinë e ndërtesës, ku qëndronte duke parë stafin dhe vizitorët.
Ai mbante me vete një teh të gjatë dhe bënte zhurmë mbi ndërtesë, duke shkaktuar alarm te personat që ndodheshin në spital.
Në vendngjarje u dërguan katër makina policie dhe automjete të shërbimit zjarrfikës pasi autoritetet morën njoftime për një person të veshur tërësisht me të zeza që qëndronte mbi hyrjen e spitalit. Pas ndërhyrjes, ekipet arritën ta zbrisnin nga çatia. Gillespie nuk dha një arsye për sjelljen e tij,
