Kryeministrit Albin Kurti ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Sipas deklarimit të tij vjetor, ka deklaruar para të gatshme në emër të tij 16.41 euro – centë, ndërsa në emër të bashkëshortes së tij 19 mijë e 500 euro me prejardhje nga paga dhe trashëgimi nga prindi, kurse 2000 euro kursime të vajzës dhe 50 euro tjera të vajzës, që deklaron në formular se e kanë prejardhjen nga familjarët.
Në deklarimin e vitit të kaluar, Kurti kishte pasur kursime 1 mijë e 800 euro.
Kryeministri Kurti, përveç kësaj ka deklaruar edhe pasurinë e paluajtshme, cili deklaron banesën e bashkëshortes, në vlerë 530.000 euro.
Nga deklarimi i Kurtit shihet po ashtu se shihet se atij i është shtrenjtuar qiraja e banesës për 100 euro, ani se i kanë rënë kursimet.
Në këtë deklarim, Kurti ka deklaruar kredinë e bashkëshortes në vlerë të mbetur 160.000 euro, dhe ka renditur qiranë e banesës që tash e paguan 350 euro, nga 250 sa e paguante një vit më parë.
Për të hyrat vjetore, Albin Kurti ka renditur 21.315 euro nga paga si Kryeministër dhe 51 mijë euro të bashkëshortes.
