Japonia është përballur me një tërmet me magnitudë 5.9.
Sipas autoriteteve, të paktën 37 persona janë lënduar.
Shumica e tyre kanë pësuar lëndime të lehta pasi janë rrëzuar ose janë përplasur me gjatë lëkundjeve, raporton Associated Press.
Epiqendra ishte në prefekturën Ibaraki, në një thellësi prej rreth 70 kilometrash.
Tërmeti shkaktoi edhe vonesa në disa linja trenash, ndërsa nuk kishte rrezik për cunami.
