ShowBizzz

Jennifer Aniston zbulon komplimetin që urren më shumë

Jennifer Aniston ka qenë e ftuar në emisionin “British Vogue”, ku ndër të tjera ka treguar komplimetin që ajo ka më shumë bezdi.

Gjatë intervistës u shpreh se komplimenti që ajo merr më shpesh dhe që e urren më shumë është “dukesh shkëqyeshëm për moshën tënde”.

Ajo tha se shoqëria ka një tendencë për të vënë në dukje moshën, ndërsa shtoi se ajo është në një formë shumë të mirë dhe ndjehej si një 20-vjeçare.

“Nuk e duroj dot. Ky është një zakon i shoqërisë që ne të kemi komente si: “Epo, ju jeni në atë fazë, kështu që për moshën tuaj …” Unë as nuk e kuptoj se çfarë do të thotë. Jam në formë më të mirë se në të njëzetat. Ndihem më mirë në mendjen, trupin dhe shpirtin tim. Gjithçka është 100% më mirë”, shtoi fituesja e çmimit ‘Emmy’.