Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Kader Kicaj, këto kohë është mjaft e angazhuar në reklama të ndryshme dhe në aktivitete të saj.
Ajo gjithashtu ka ndarë momente nga koha që kalon në vende të ndryshme.
Së fundmi, Kader ka treguar edhe anën e saj të ndjeshme, duke publikuar në faqen e saj në Instagram një thirrje për ndihmë për një rast në nevojë. Mesazhin e saj ajo e ka shpërndarë përmes rrjeteve sociale, shkruan “Kosovarja”.
Kaderi ka zgjedhur kështu të përdorë hapësirën e saj në Instagram për të përcjellë thirrjen për ndihmë dhe për ta bërë rastin të njohur te ndjekësit e saj.
