Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 3 nëntor në zonën e Brescias në Itali, ku 21-vjeçari shqiptar Eduart Xhani i mori jetën nënës së tij, Meleqe Lusha, 39 vjeç.
Gjatë marrjes në pyetje këtë të premte në repartin psikiatrik ku ndodhet i shtruar, 21-vjeçari ka deklaruar se pas kryerjes së krimit kishte tentuar t’i jepte fund edhe jetës së vet.
Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe dëshmive konfuze të dhëna përpara hetuesve, autoritetet gjyqësore italiane kanë pezulluar vendimin për transferimin e tij në burg, duke pritur një vlerësim të mëtejshëm mjekësor mbi paqëndrueshmërinë e tij mendore.
Krimi i rëndë ndodhi në banesën ku nënë e bir jetonin së bashku, ku pas një konflikti, 21-vjeçari e goditi 39-vjeçaren disa herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën në vend.
