LifeStyle

‘Kapitull i ri’ – Shannon Elizabeth hap OnlyFans në moshën 52-vjeçare: Mendoj se është e ardhmja

Aktorja Shannon Elizabeth, e njohur për rolin e saj si Nadia në filmin e famshëm “American Pie”, ka hapur një profil në platformën OnlyFans.

Ajo është 52 vjeçare dhe prej vitesh është tërhequr nga Hollywood-i, duke u zhvendosur në Afrikën e Jugut, ku merret me punë bamirësie për mbrojtjen e kafshëve dhe natyrës.

Me këtë hap të ri, thotë se dëshiron të ketë kontroll më të madh mbi imazhin e saj dhe të lidhet drejtpërdrejt me fansat.

Sipas saj, OnlyFans i jep lirinë për të krijuar përmbajtje sipas kushteve të veta dhe për të treguar një anë më personale dhe sensuale, të cilën publiku nuk e ka parë më parë.

Ajo e konsideron këtë si një “kapitull të ri” në karrierën e saj.

Elizabeth ka theksuar gjithashtu se, edhe pse roli në “American Pie” e bëri të famshme, ai ndikoi shumë në perceptimin e publikut për të.

Aktorja ka pranuar se skenat e asaj kohe kanë qenë vendimtare për karrierën e saj, por njëkohësisht ka treguar se në jetën private është krejt ndryshe nga personazhi që ka luajtur.

Të Ngjashme