ShowBizzz

Kaq të pashme e paska nënën Mimoza Mustafa

Këngëtarja Mimoza Mustafa ka ndarë me ndjekësit një fotografi të rrallë të nënës së saj.

Publikimi është bërë me rastin e ditëlindjes së saj, të cilën artistja ka zgjedhur ta urojë publikisht.

Fotografia është publikuar në Instastory, duke sjellë në vëmendje një pjesë të jetës familjare të këngëtares, e cila rrallëherë ekspozon momente të tilla në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.

Krahas imazhit, Mimoza ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen mami. Faleminderit për dashurinë, kujdesin dhe forcën që na ke dhënë. Të paçim gjithmonë”.

Të Ngjashme