Katy Perry dhe i dashuri i saj prej një viti, ish- kryeministri kanadez Justin Trudeau, mbajtën duart kapur dhe ndanë një puthje pasionante gjatë një dite plazhi në jug të Francës të enjten e kaluar.
Ylli i muzikës pop, 41 vjeçe, dukej elegante me një kostum banje njëpjesësh ngjyrë krem, pa rripa, të cilin e kombinoi me një kapelë ngjyrë kafe, transmeton Indeksonline.
Ajo gjithashtu mbante veshur një pelerinë të thurur me grep rreth shpatullave dhe e zbukuroi me syze dielli në formë syri maceje gjatë daljes verore.
Ndërkohë, ish-politikani 54-vjeçar mbante veshur rroba banjoje blu të errët me zbukurime të bardha.
