ShowBizzz

Keisi Medini flet si rrallëherë për të ëmën, çfarë raporti ka ajo me Sabianin

Keisi Medini ka qenë së fundmi e ftuar në një intervistë për “Why Not”, ku si rrallëherë foli për raportet që ka me prindërit e saj që janë divorcuar vite më parë.

Ashtu siç edhe e ka treguar, Keisi tha se me Sabianin ka një marrëdhënie të ngushtë, sikurse edhe me të ëmën, por ndryshe nga këngëtari, ajo nuk e preferon vëmendjen e medias.

“Marrëdhënia me mamin është e njëjtë si ajo me Sabianin, por thjesht duke qenë se nuk është pjesë e botës së televizionit kam dashur ta lë si mënjanë, pasi nuk ka qejf që të dalë nëpër portale. E lë mënjanë, pasi dua që ajo të ketë qetësinë e saj, e kam si motër. Jam rritur me dashuri shumë të madhe, babi dhe mami janë 24 orë pas meje.”

Lidhur me raportin që mban Sabiani me nënën e saj, Keisi tha se këta të fundit gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin.

“Normal që mami dhe babi takohen, kanë një marrëdhënie shumë të mirë, si rallëherë ndodh në Shqipëri. Kanë respekt për njëri-tjetrin e kanë pasur gjithmonë, ai është një baba perfekt, kujdeset dhe për mamin tim. Është një kryefamiljar perfekt.”



TS Poll - Loading poll ...