ShowBizzz

Kiara gënjen sy për sy Luizin në prime, ja si reagoi këngëtari (Video)

Ashtu siç edhe vetë Arbana Osmani lajmëroi pak më parë, mbrëmjen e djeshme është mbajtur puntata e fundit për këtë sezon të “Big Brother VIP”.

Edhe këtë herë, programi në fillim pati në fokus historinë e dashurisë që u krijua mes Luizit dhe Kiarës e cila përfundoi në martesë.

Çiftit iu soll në kujtesë edhe njëherë një situatë e ndodhur në BBV që krijoi mjaft zhurmë asokohe. Bëhet fjalë për momentin kur Luizi vendosi me shpatulla pas murit Kiarën në tualet, duke mos e lënë të largohet, pavarësisht përpjekjes së saj.

TS Poll - Loading poll ...

Megjithatë, Kiarës nuk i lejohej të fliste pasi do të humbte provën e “Vëllait të madh”.

E teksa po argumentonte mbrëmjen e djeshme për veprimin e saj, Kiara ra ndesh me një deklaratë të bërë më parë.

Asokohe ajo tregoi se nuk e prishi provën pasi donte të shpallej fituese. Ndërsa dje, Kiara në prani të Luizit dha një përgjigje komplet ndryshe, duke gënjyer sy për sy këngëtarin.

Pjesë nga biseda:

Arbër Hajdari: Herën e fundit në studio (Kiara) tha që unë jam mërzit për lojën se doja të fitoja lojën.

Kiara: Jo doja të fitoja lojën. Thash duke marrë parasysh çfarë kishte ndodhur çdo ditë, ngarkese, ngarkese, ngarkesë, në atë moment më erdhi inat, si spo më lë të iki, pse sja bëri Deas…jo se doja të fitoja lojën

Ndërkohë Luizi shihet mjaft indiferent, duke mos dashur të përfshihet në këtë diskutim.