LifeStyle

Kiara Tito flet për eksperiencën në ‘Big Brother VIP Albania’

E ftuar në “Pardon My French” ka qenë moderatorja Kiara Tito. Kjo e fundit ka folur lidhur me rrugëtimin e saj në “BBV”. Siç e dimë Kiara ka qenë pjesë e edicionit të dytë të “BBV” nga ku krijoji një lidhje me fituesin e atij edicioni, Luiz Ejlli dhe sot kanë një vajzë që i ka ndryshuar jetën.

Siç edhe e lartpërmendëm, ajo ka qenë pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, eksperiencë e cila ishte një sukses mjaft i madh në jetën e saj profesionale dhe personale. Si ka ndryshuar jeta e saj pas pjesëmarrjes në këtë spektakël?

“Për të thënë se sa e vështirë ka qenë besoj se nuk ka nevojë ta konfirmoj, sepse të gjithë e kanë parë.”

Ka qenë më e vështirë jetesa brenda apo jashtë shtëpisë?

“Gjithçka, po ta përmbledhëshm ka patur vështirësitë. Atë periudhën e vrullshme të gjithçkaje. Të mbylljes brenda, të medias. Çdokush fliste për “Big Brother”, për ty, për jetën tënde. Kështu që patjetër ka qenë. Ama e them me plot bindje se është një eksperiencë që të vjen një herë në jetë dhe duhet bërë me patjetër.”

Do ta kishte bërë edhe njëherë kërë rrugëtim?

“Po. Domthënë i uroj të gjithëve të kalojnë një eksperiencë siç e kalova unë. Sepse fundi ka rëndësi, apo jo? Ja vlen të sakrifikosh, të durosh dhe të arrish fundin e lumtur siç unë e arrita. Personale mbi të gjitha.”