Bota

Kina prezanton robotin që lan rrobat, gatuan dhe kujdeset për të moshuarit

Kina po hyn në një epokë të re të teknologjisë, ku robotët humanoidë mund të bëhen pjesë e jetës së përditshme në familje.

Kompania kineze GigaAI ka prezantuar “SeeLight S1”, robotin e parë humanoid të krijuar për punët e shtëpisë. Në videot demonstrative, roboti shihet duke prerë perime, skuqur vezë, futur rrobat në lavatriçe, rregulluar krevatin dhe hapur perdet.

Sipas kompanisë, roboti do të testohet falas në familje në Wuhan duke nisur nga viti 2027, veçanërisht në shtëpi ku ka të moshuar, fëmijë ose kafshë shtëpiake.

Kina prezanton robotin që lan rrobat, gatuan dhe kujdeset për të

“SeeLight S1” përdor inteligjencë artificiale për të kuptuar vetë detyrat dhe për të planifikuar veprimet, ndryshe nga robotët industrialë që ndjekin programe fikse.

Ekspertët thonë se sfida më e madhe mbetet përshtatja me ambientet e ndryshme të shtëpive, pasi çdo familje ka kushte dhe rutina të ndryshme.

Ndërkohë, tregu global i robotëve për shtëpi po rritet me ritme të shpejta dhe pritet të arrijë nivele rekord në vitet e ardhshme.

/tiranapost

Të Ngjashme