Avokati Arianit Koci ka reaguar pas vendimit të gjykatës për rastin e sulmit në Banjskë, duke theksuar se përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë dhe se kjo çështje do të ketë ndikim edhe në raportet ndërkombëtare.
Sipas tij, personat e dyshuar për këtë sulm do të mbeten barrë për Serbia dhe kjo e fundit nuk do të mund të avancojë drejt integrimit në Bashkimi Evropian pa i dorëzuar ata para institucioneve të drejtësisë në Kosovë.
“Të dyshuarit do të jenë barrë për Serbinë, ata kurrë nuk do të hyjnë në BE pa i dorëzuar drejtësisë së Kosovës. Familjes së Afrim Bunjakut asnjë vendim nuk ia kthen Afrimin, por sidoqoftë kjo është një satisfaksion.
“Unë do ta shikoj arsyetimin e gjykatës dhe pastaj do të vendos nëse do të apeloj apo jo. Jam i kënaqur me vendimin për dy të parët, për të tretin jam në fazën kur do ta analizoj këtë vendim të gjykatës”, tha Koci.
Ai shtoi se vendimi i gjykatës përbën një hap drejt drejtësisë, ndonëse, sipas tij, dhimbja për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku mbetet e pazëvendësueshme për familjen dhe shoqërinë.
