Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë shefen e përkohshme të Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.
Gjatë takimit është diskutuar situata e sigurisë në Kosovë, si dhe mundësitë për forcimin e koordinimit ndërmjet KFOR-it dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.
Ulutaş ka shprehur vlerësimin për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.
KFOR-i ka bërë të ditur se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me qëllim të kontribuimit në një mjedis të sigurt dhe garantimit të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë.
Misioni i NATO-s theksoi se vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre përkatëse si reagues të sigurisë./teve1.info/
