ShowBizzz

Koncert në Tiranë, Ricky Martin reagon për herë të parë

Ricky Martin do të vijë për herë të parë në Shqipëri. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama pak ditë më parë me anë të një postimi në rrjete sociale, ndërsa së fundmi ka reaguar vetë artisti.

“Po!! Shumë i lumtur të njoftoj se do të jem në Tiranë, Shqipëri më 20 korrik me koncertin tim Simfonik dhe Orkestrën Kombëtare të Tiranës. Shpresoj që të gjithë të mund të më bashkoheni në koncertin tim të parë në Shqipëri”, ka shkruar Ricky në Instagram.