Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna.
“Në qendër të bisedës sonë ishte perspektiva evropiane e Republikës së Kosovës, e lidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Kërcënimet që burojnë nga Serbia, veprimet hibride dhe ndikimi keqdashës rus na kujtojnë se paqja nuk është një gjendje që mund të merret si e mirëqenë, por një përgjegjësi që kërkon angazhim të vazhdueshëm. Integrimi evropian i Kosovës është pjesë e forcimit të kësaj paqeje dhe të sigurisë së vetë Evropës”, shkroi në Facebook, Konjufca.
Ai shtoi se mbështetja e Estonisë për Republikën e Kosovës ka qenë dhe mbetet e qartë. E falënderova ministrin Tsahkna për miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për vullnetin e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona.
