Eliza Hoxha, organizatore e Platformës “Liria ka Emër”, iu ka drejtuar mijëra të pranishmëve në Marshin e lirisë “ Kosova po pret”, duke thënë se Kosova pret drejtësi dhe dinjitet
Eliza Hoxha, organizatore e Platformës “Liria ka Emër”, kujtoi marshin e lirisë të vitit 1999 dhe sot si për ironi populli marshon për lirinë e njerëzve që sjellën lirinë.
Hoxha:Për ironi sot 27 vjet më vonë popull i Kosovës sot marshon për liri
“Ai marsh quhej marshi i lirisë, dhe si për ironi sot 27 vjet më vonë popull i Kosovës sot marshon për liri, për liri në liri, marshon për lirinë e atyre që e sollën lirinë tonë, për lirinë e çlirimtarëve të vet. Sot marshojmë për ata që u ngritën në ditët më të vështira për ne, për ata që ëndërruan dhe guxuan më shumë se shumica prej nesh, për të vërtetën e historisë të Kosovës dhe një populli për të qenë i lirë. Sot marshojmë me UÇK-së për UÇK-në, sepse UÇK na bashkon, na ka bashkuar dikur dhe na bashkon edhe sot për jetë e mot UÇK”, tha Hoxha
Hoxha tha se Kosova po pret dinjitet.
Hoxha: Kosova pret drejtësi
“Nga Prishtina i themi botës se Kosova pret drejtësi, Kosova pret dinjitet, Kosova po pret që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi të kthehen në shtëpi”, tha ajo, duke uruar që kjo të jetë beteja e fundit për çlirimtarët.
