Lajme

U plag’s me thikë gjatë një konflikti në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

Ka humbur jetën 49-vjeçari i identifikuar si Kreshnik Cara, i cili u plagos mbrëmjen e djeshme me një mjet prerës thikë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës së mesme të përgjithshme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.

Kreshnik Cara është goditur disa herë në zonën e barkut dhe ndërroi jetë në spital. Ndërkohë, edhe autori i dyshuar i ngjarjes, Toni Nake 50-vjeç po merr trajtim në Spitalin e Traumës, pasi mbeti i lënduar, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes ndërkohë, autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi T. N., 50 vjeç është arrestuar nga Policia e Tiranës.

Të Ngjashme