Lajme

“SHISH”-i FUTET NË KUVEND/ Brenda seancë plenare, jashtë protestë! Policia ngre gardhet metalike përreth zonës

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e radhës plenare, e cila pritet të shoqërohet me debate të forta politike, në një kohë kur në qendër të vëmendjes është arresti i drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni.

Përveç pikave të parashikuara në rendin zyrtar të ditës, pritet që çështja e SHISH të rikthehet në sallën e Parlamentit gjatë diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës.Paralelisht me zhvillimet brenda Kuvendit, është paralajmëruar edhe një protestë jashtë ambienteve të Parlamentit, nga aktivistët dhe qytetarët.

Dhe për të parandaluar futjen e protestuesve në oborrin e Kuvendit, policia ka vendosur gardhe metalike shumë metra larg nga hyrja e Kuvendit, duke rrethuar rrugën te qendra “Toptani”, ndërsa gardhe janë vendosur edhe të ura te Xhamia e Namazgjasë në rrugën e Elbasanit.

RENDI I DITESSeanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të seancës së 17 shtatorit, ndërsa më pas do të vijojnë njoftimet dhe dy interpelanca urgjente të kërkuara nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

E para është interpelanca urgjente me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ndërsa e dyta me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Ad
Pas interpelancave, deputetët do të shqyrtojnë projektligjin “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”.

Në rendin e ditës është përfshirë gjithashtu projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike”.

Pika që mund të prodhojë debatet më të forta politike është ajo e fundit, e parashikuar për diskutime mbi çështje jashtë rendit të ditës.

Në këtë pjesë pritet që deputetët të ngrenë edhe çështjen e zhvillimeve të fundit që lidhen me SHISH dhe arrestimin e drejtueses së institucionit, Vlora Hyseni.Ndërkohë, jashtë ambienteve të Parlamentit është paralajmëruar protestë. Aktivistë dhe qytetarë pritet të shprehin revoltën e tyre lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe institucionale. Në qendër të kërkesave të tyre është largimi i Edi Ramës dhe kastës së vjetër politike, revoltë e cila ka nisur prej më shumë se 3 muajsh tashmë.

Të Ngjashme