Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar publikimin e rezultateve të pjesshme nga procesi zgjedhor, ku deri në orën 09:15 janë numëruar 2,119 nga 2,498 vendvotime, që përbën 84.83% të totalit.
Sipas të dhënave të fundit, Lëvizja Vetëvendosje! vazhdon të udhëheqë bindshëm procesin zgjedhor me 42.11% të votave, ose 246,139 vota të deritanishme, përcjell “Bota sot”.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka siguruar 21.47%, përkatësisht 125,512 vota, duke mbajtur një distancë të konsiderueshme nga kryesuesja.
Lidhja Demokratike e Kosovës mban vendin e tretë me 16.90% apo 98,788 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.46%, që përkthehet në 43.618 vota.
Në vendin e pestë renditet Lista Srpska, me 7.13% të votave, që përkthehet në 41,668 vota sipas rezultateve të deritanishme.
