ShowBizzz

Krist Aliajt i kërkohet të telefonojë Keisi Medinin, ja si vepron ai!

Ditën e sotme Krist Aliaj ishte i ftuar në rubrikën “Dielli apo Hëna” tek “E Diell” dhe ka zbuluar shumë të reja rreth jetës së tij pas “BBV2”, marrëdhëniet me ish-banorët etj.

Në një lojë të rubrikës teksa është pyetur nëse ka komunikuar me Keisi Medinin pas daljes nga “BBV2”, Kristi e ka mohuar.

Për këtë, Kristit i është kërkuar të telefononte Keisin live në emision për ta ftuar për kafe, por ai nuk ka pranuar dhe ka pirë një shots si dënim.

TS Poll - Loading poll ...

Kujtojmë se Kristi arriti finalen e “Big Brother VIP”, por u eliminua në momentin e fundit përballë Luiz Ejllit.