![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/05/kristi-pyetet-serish-per-keisin-por-ai-eshte-shume-i-prere_647338004fd9a.jpeg?resize=1140%2C630&ssl=1)
Ish-banori i Big Brother VIP, Kristi ishte së fundmi i ftuar në “Artkand” ku foli për pasionin e tij, pikturën por edhe për rrugëtimin në reality show. I pyetur rreth Keisit, ai tha se nuk kanë më asnjë kontakt me njëri-tjetrin.
“Portreti që i bëra Keisit, më doli shumë nga shpirti dhe ishte reflektim i situatës aty brenda, se si e shihja unë Keisin. Tani nuk kam fare komunikim me të”, tha Kristi.
Kujtojmë që Kristi dhe Keisi përjetuan një romancë në “BBV”, por kjo nuk zgjati shumë.