Kriza e karburantit po godet fort industrinë ajrore, ndërsa kompania gjermane Lufthansa ka njoftuar anulimin e rreth 20 mijë fluturimeve me distanca të shkurtra deri në muajin tetor.
Vendimi vjen si pjesë e një strategjie për të përballuar rritjen e ndjeshme të kostove të kerozenit, që sipas kompanisë është dyfishuar, madje në disa raste edhe më shumë.
Shkaku kryesor lidhet me tensionet në rajonin e Gjirit Persik dhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një nga arteriet më të rëndësishme për transportin global të naftës.
Kjo situatë ka sjellë një rritje të menjëhershme të çmimeve të karburantit për avionë, duke detyruar kompanitë ajrore të rishikojnë operacionet dhe të shkurtojnë fluturimet për të kufizuar humbjet.
Ekspertët paralajmërojnë se, nëse kriza vazhdon, pasagjerët mund të përballen jo vetëm me më pak fluturime, por edhe me çmime më të larta të biletave në muajt në vijim.
/tiranapost
