Lajme

Kufizime në autoudhë për kamionët mbi 20 tonë, MIT publikon orarin për nesër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizime të përkohshme për qarkullimin e automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë.

Sipas njoftimit të ministrisë, vendimi do të zbatohet për shkak të temperaturave të larta të parashikuara, të cilat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.

Kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në orën 17:30.

MIT ka bërë të ditur se në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim.

Ministria ka njoftuar se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të temperaturave dhe do të informojë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim në zbatimin e masave./teve1.info/

Të Ngjashme